Veshja e modeles së famshme habit kalimtarët e New York-ut (FOTO LAJM)

Asaj nuk i nevojitet shumë punë që të kthejë kokat e të gjithëve nga vetja. Bëhet fjalë për Irina Shayk, e cila këtë të mërkurë ka marrë gjithë vëmendjen e kalimtarëve në rrugët e Nju Jorkut.

Modelja e famshme u shfaq e veshur e gjitha në të zeza dhe shumë sportive. 34-vjeçarja mbante veshur një palë streçe të shkurtra dhe një triko paksa të gjatë.

Ndërkohë kishte zgjedhur që veshjen ta kombinonte me një palë çizme të gjata dhe me taka. Irina e cila nuk e ka problem që të ekspozojë format trupore, në një moment është kapur nga paparaci duke ngritur streçet lart, e dukej sikur është me të brendshme.

Nga ana tjetër, modelja nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse në fytyrë por një të tillë e mbante në dorë. Më pas ajo u kap mat edhe teksa bënte “selfie”.


Shtuar 3.09.2020 13:50