Kryeministri Rama i ka dhënë detyrën e rëndësishme në parti Damian Gjiknurit duke e emëruar atë Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, post të cilin e mbante më parë Taulant Ballën.
“Sekretar i Përgjithshëm i PS do të jetë Damian Gjknuri. Unë kam një respect të madh për Taulant Ballën që ka mbajtur këtë detyrë pa u ankuar asnjëherë…
Sekretarit të ri, i japim 100 ditë kohë të paraqesë planin e tij dhe pas 100 ditësh i votojmë ose jo në bazë të bindjes që do të na krijojë platforma e tyre për transformimin e PS”,-tha Rama.
Rama në Asamblenë e PS-së ka prezantuar emrat e rinj për kabinetin e ri qeveritar:
Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi
Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja
Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
MMinistria e Ekonomisë Delina Ibrahimi
Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belind Balluku
Ministria e bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Kulturës Elva Margariti
Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit Evis Kushi /albeu.com/