Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh sot për të riparë masat anticovid në vend.
Me rritjen e numrit të rasteve do të ketë edhe shtim të masave, duke filluar nga kufizimet në lëvizje deri të vaksinimi i detyrueshëm.
Deklarata e plotë:
Gjatë gjithë kësaj periudhe ka ndjekur dinamikën e epidemisë dhe sic është vënë re gjatë kësaj jav ka pasur tendencë përkeqësimi, numri i rasteve të reja ditore.
Jane rritur rastet 300 për 100 mijë banorë, duke analizuar shkaqet kemi marrë një vendim për disa masa parandaluese.
Nga data 1 shtator ora policore 23:00 deri në orën 6 te mengjesit.
Të gjithë ata qe duan te udhetojne eshte e nevojshme qe në pikat kufitare, te kene pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve, edhe për qytetaret të cilët janë tranzit, fëmijët deri në 6 vjec nuk u nënnshtrohen këtyre rregullave.
Vaksinim të detyruar për grupet: arsimtarë, stafe mjekësore dhe studentët deri në 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë institucioneve të përcaktuara.
Përjashtim bejne vetëm për ata qytetare që kanë dokument mjekësor për të mos e bërë vaksinën./albeu.com