Arrestohet 20 vjeçarja me “Porsche”, mori para një automjet në Tiranë

Një 20-vjeçar i cili po udhëtonte me “Porsche” në rrugët e kryeqtytetit, ka përplasur një tjetër mjet me drejtues shtetasin A. M., duke e lënë të plagosur rëndë. I riu është arrestuar nga policia, ndërkohë që i lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në pranga kanë përfunduar dhe dy shtetas të tjerë, respektivisht shtetasi M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur një motor, si dhe shtetasi F. B., 60 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorrin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. B., 60 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale; A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 30.08.2021 09:01