“Të paktën nuk ika në Dubai”, Einxhel Shkira zbulon arsyen e shpërnguljes në Afrikë (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira është rikthyer në Instagram pas kaq kohësh jo aktive dhe ka treguar se ndodhet në Afrikë. Moderatorja ka preferuar të mos japë shumë detaje, por tregoi se po punon për një projekt që nuk ka lidhje me jetën e saj publike.

Einxhel u shpreh se në Shqipëri nuk e mban asgjë dhe ajo është një shpirt i lirë.

Moderatorja postoi edhe disa foto duke treguar për jetën e saj në Afrikë dhe kulturën atje.

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqrtë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruan Einxhel.


Shtuar 30.08.2021 08:54