Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Mjeti mësohet se ishte me targa të Maqedonisë së Veriut me të cilin udhëtonin katër gra dhe një burë.
Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.