Parashikimi i motit për ditën e shtunë (FOTO LAJM)

Masat ajrore të paqendrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës.

Dita e shtunë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit.

Era nga juglindja- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, përgjatë vijës bredgetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.


Shtuar 27.08.2021 23:53