Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, numri i lartë i qytetarëve në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, i ka pamundësuar Policisë së Shtetit për të përballuar konfrontimin me protestuesit, që duan të përparojnë drejt godinës kryesore të qeverisë.
Të lidhura
None found
Në pamjet nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duket se si efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë tërhiqen nga përballja me të rinjtë, duke ngritur mburojat mbi kokë për t’u mbrojtur nga gurët e protestuesve.






