Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në ceremoninë festive të organizuar në Fier me rastin e Ditës së Pavarësisë.
E shoqëruar nga deputetët e qarkut, Balluku u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment historik, pasi, sipas saj, 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi është vetëm një hap larg Bashkimit Europian.
Të lidhura
None found
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Shqipëria ndodhet në një moment historik. 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, ne sot jemi vetëm një hap larg Bashkimit Europian dhe sidomos gjatë muajit nëntor kemi pasur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Brukseli në Shqipëri. Ndaj uniteti është shumë i rëndësishëm. Identiteti ynë, i cili na ka dalluar gjithmonë dhe ndër vite. Të gjithë së bashku gëzuar këtë ditë dhe shëndet për të gjithë!”, tha ajo.
E pyetur për protestën e opozitës, Balluku tha se protesta është një e drejtë në një shtet demokratik, për sa kohë nuk cenohen liritë e të tjerëve.
“Nuk do të desha të komentoja ashtu siç kemi thënë gjithmonë. Protesta është e drejtë dhe liri në një shtet demokratik, ashtu siç është Shqipëria, për sa kohë nuk cenohen liritë e të tjerëve, të cilët duan të festojnë sot”, tha ajo.







