Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.






