E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria, Ronela Hajati zbulon një anë krejt tjetër të vetes: atë të një romantikeje të pandreqshme, që beson te ndjenjat e vërteta dhe nuk pranon të bëjë kompromise me zemrën.
E ftuar në nje interviste televizive këngëtarja ka folur për një nga temat më të bukura, por edhe më të ndërlikuara të jetës: shpirtin binjak dhe dashurinë që i jep kuptim një marrëdhënieje. Për artisten, të gjesh njeriun e duhur është një ndjesi e veçantë, por në një kohë gjithnjë e më individualiste, njerëzit shpesh tremben përballë një dashurie të tillë.
Të lidhura
None found
“Po ty bam mund ta japë, por jemi në një kohë aq individualiste, në një kohë aq të thatë, aq praktike, aq egoiste, saqë njerëzit, edhe nëse e gjejnë këtë ndjesi (shpirtin binjak), frikësohen, se u duket si e huaj.
Unë jam shumë romantike, unë vdes për dashurinë. Mbaroj”, u shpreh këngëtarja, duke treguar hapur se romantizmi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.
Por nëse ka diçka për të cilën Ronela nuk bën kompromis, është martesa pa dashuri. Ajo e sheh një bashkim të tillë jo thjesht si një zgjedhje të gabuar, por si një humbje të vetvetes, duke theksuar se askush nuk duhet të sakrifikojë personalitetin dhe lumturinë për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.







