Shorti i hedhur të premten ka vendosur çiftet e 16 ndeshjeve të raundit të parë të edicionit të ri të Kupës së Kosovës në futboll, i cili nis në mesjavë.
Ndeshjet do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026, ndërsa ekipet që triumfojnë do të sigurojnë kalimin në të tetën e finales.
Të lidhura
None found
Fituesi në fuqi, Dukagjini i Klinës, do të përballet me Lepencin e Kaçanikut. Drita e Gjilanit, kampione e Superligës, do të udhëtojë te Sharri i Hanit të Elezit. Prishtina, që fitoi trofeun në edicionin 2024/25, do të luajë kundër Tefik Çangës, ndërsa Ballkani, fitues i Kupës në sezonin 2023/24, do të përballet me Istogun 03.
Në çiftet e tjera, Llapi do të ndeshet me 2 Korrikun, Besa e Pejës me Gjilanin, Malisheva me Suharekën dhe Vëllaznimi me Trepçën. Mitrovica do të presë Rilindjen, kurse Trepça ’89 do të luajë ndaj Istogut.
Drenica do të përballet me Ramiz Sadikun, Kika me Feronikelin, Ulpiana me Prishtinën e Re dhe Liria me Rilindjen 1995.
Vushtrria do të jetë nikoqire e Vjosës së Shtimës, ndërsa Ferizaji do të ketë përballë Top Football.






