I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, foli për vijimin e mundshëm të bashkëpunimit me BDI-në. Ai theksoi se, para çdo vendimi, do të vlerësohen interesat e ASH-së.
Snopçe deklaroi se qëndrimi i tyre do të varet nga dakordësia për orientimet ideore, mënyrën e funksionimit të koalicionit AKI në të ardhmen dhe kushtet që duhet të vendosen. Sipas tij, nëse ASH-ja hyn në Qeveri dhe VMRO-ja vijon me praktikat e mëparshme, atëherë nuk do të kishte arsye për një pjesëmarrje të tillë, pasi duhet ruajtur qëndrueshmëria në qëndrime.
Të lidhura
None found
Deputeti i ASH-së parashikoi gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen brenda vitit 2027, por jo në prill; sipas tij, ato pritet të mbahen disa muaj pas këtij muaji.





