Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si ky i fundit u pranua në Liceun Artistik. Gjatë fjalës së tij, Berisha lexoi një mesazh, sipas të cilit Gonxhja ishte pranuar në rrethin e pikturës dhe më pas në Lice falë një vizatimi të një Mercedesi, të cilin ia kishte paraqitur Enver Hoxhës gjatë një vizite të diktatorit në Gjirokastër, në vitin 1976.

Nga ana e tij, Gonxhja e hodhi poshtë këtë deklarata, duke theksuar se pranimi në Lice dhe në Akademinë e Arteve ishte rezultat i talentit dhe meritës së tij. Ai tha se kishte nisur të vizatonte që në moshën 3-vjeçare dhe se kishte pasion të veçantë për makinat dhe portretet. Ministri përdori gjithashtu tone të ashpra ndaj Berishës, duke e cilësuar atë plak matuf dhe zhele.

Të lidhura

None found

Berisha: Edhe ky këtu, më fal se do lexoj pak se si u bë piktor ky. Dëgjojeni pak, prisni tani, dëgjoni pak këtu. ‘Doktor, si shkoi Blendi Gonxhe në lice për pikturë se piktor nuk u bë asnjëherë’. Do e lexoj këtu pak, se është shumë e bukur. ‘Doktor, në vitin e largët 1976, Enver Hoxha shkoi në Gjirokastër dhe të nesërmen e arritjes do të takohej me popullin. Agimi, ish-shefi i shëndetësisë i divizionit, do të ishte në rreshtin e parë. Ai i thotë djalit: Blendi, i cili ishte 8 vjeç dhe shkonte në rrethin e pikturës në Shtëpinë e Pionerit, Blendi vizatoje makinën e xhaxhit Enver. Blendi në një letër format 4 e vizatoi një Mercedes dhe vuri targën. Të nesërmen, Agimi, i ati, ulur në rreshtin e parë, e shtyn Blendin dhe i thotë, ik tregoja pak xhaxhit Enver vizatimin. Blendi shkoi dhe shoku Enver, si gjigant që ishte, i thotë Agimit, dhe Agimi se kishte frikë se mos ishte i deklasuar, Agimi i thotë i imi shoku Enver, me shumë krenari për të’. Por kur ky shkoi dhe u paraqit në konkurs në lice, e rrëzoi juria. Dhe tani si hyri? Hyri duke dërguar gazetat që shkruajtën se Blendi vizatoi makinën e xhaxhit Enver.

Gonxhja: Ngjarja në fjalë ka të bëjë me një fëmijë 8 vjeç, ka ndodhur në Gjirokastër ku ka lindur diktatori dhe ku u në banoja. Kam vizatuar që 3 vjeç, është një talent i mi. Nuk mund të hyja me mik në lice sepse vizatoja shumë bukur në radhë të parë makinat e më pas edhe portretet. Kisha pasion të vizatoja makinat dhe një portret i Qemal Stafës ka dalë dhe në revistën ‘Pioneri’ pasi unë ia kam dhuruar në atë kohë diktatorit Enver Hoxha. Një fëmijë 8 vjeç nuk mund ta dinte se kë po takonte. Paj Zotin, mos na hapni barkun. Dhe kush flet, një sekretar partie i rëndomtë, një plak matuf dhe një zhele prej 37 vitesh që nuk i shporet këtij vendi nga sytë. Të vjen ndot por për respekt të qytetarëve që na dëgjojnë, Blend Gonxhja në lice ka hyrë me meritë, në akademinë e arteve ka hyrë me meritë, është një artist që është marrë me jetën e vet dhe nuk i ka hyrë në hak askujt.


Shtuar më 26.11.2026 20:23

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş