Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët pas përjashtimin nga PS, deputetja Elisa Spiropali, i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose të largohet.
Spiropali deklaroi se në situatën aktuale, është domosdoshmëri që Rama të marrë përgjegjësi si udhëheqës.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ajo i kërkoi Edi Ramës që të mos mbrojë të pa mbrojtshmit.
“Edi Ramës duke i thënë sot në këtë pikë që është domosdoshmëri që ai të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose të ikë. Ose ta bëjë këtë punë si burrë, si udhëheqës si lider dhe të mbajë përgjegjësi ose të lëvizë nga ai pozicion. Mos të mbrojë të pambrojtshmit. Nuk bëhet kjo as me propagandë dhe as me pasqyra. As nuk normalizuar arrogancën dhe abuzimin e shumë njerëzve aty, por bëhet duke mbajtur përgjegjësi. Unë do luftoj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në PS dhe në publik për të bashkuar ata njerëz që ndihen të pa përfaqësuar në PS”, u shpreh Spiropali.








