Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me përfaqësues të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar për të diskutuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe vështirësitë me të cilat ata përballen.
Përfaqësuesit paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre, duke vënë në fokus përfshirjen e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.
Të lidhura
None found
Haxhiu u shpreh e gatshme që kërkesat të shqyrtohen në Kuvend, në bashkëpunim me komisionet përkatëse dhe grupet parlamentare.
Ajo nënvizoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të forumit në këto procese, në mënyrë që institucionet t’u kushtojnë vëmendjen e nevojshme kërkesave të tyre.






