Ekipet e Ligës së Parë të Kosovës nuk do të kenë kohë për pushim, pasi takimet e radhës janë programuar për ditët e mesjavës.
Federata e Futbollit e Kosovës bëri të ditur të martën se nëntë ndeshjet e javës së 18-të do të luhen të mërkurën dhe të enjten.
Të lidhura
None found
Programi përfshin disa përballje të veçanta, ku në vëmendje janë dy derbit që do të zhvillohen në Ferizaj dhe në Mitrovicë.
Të enjten, në orën 13:00, do të përballen Ferizaj me Lirinë dhe Trepça ’89 me Prishtinën e Re. Këto dy ndeshje konsiderohen si kryesoret e kësaj jave.
Liria e Prizrenit kryeson renditjen me 42 pikë dhe do ta mbyllë stinën e vjeshtës në vendin e parë. Ferizaj është i dyti me 33 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina e Re, e renditur e treta. Trepça ’89, me 27 pikë, gjendet në pozitën e tetë.
Po të enjten dhe duke nisur në orën 13:00, do të luhen edhe ndeshjet Vjosa – Besa, Vëllaznimi – Tefik Çanga, Ramiz Sadiku – Kika, Mitrovica – Trepça dhe Rilindja 1974 – Dinamo.
Java e 18-të nis të mërkurën me takimet Istogu – Suhareka dhe 2 Korriku – Lepenci. Edhe këto dy ndeshje fillojnë në orën 13:00.






