Protestuesit janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.
Të rinj, studentë dhe qytetarë vijojnë tubimin përpara godinës, ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në zonë janë dislokuar edhe forca policie.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit thonë se nuk do të ndalin protestën dhe se largimi i Edi Ramës është një kërkesë për të cilën nuk pranojnë kompromis.
Protestuesit kanë hedhur poshtë edhe ftesën e kryeministrit për dialog. Ata këmbëngulin se nuk duan negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.








