Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj debatit të ndezur në Maqedoninë e Veriut pas komenteve të tij lidhur me nevojën e përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë, si një nga parakushtet për ecurinë e mëtejshme të vendit drejt Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski, një gazetar i televizionit Alsat e pyeti Ramën nëse Shqipëria, në rast se hyn më herët në BE, do të mbështeste bllokimin e Maqedonisë së Veriut nëse kjo e fundit nuk i përfshin bullgarët në tekstin kushtetues.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Rama nënvizoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë përkrahëse e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe se nuk do të merrte asnjëherë rolin e dikujt që i tregon qeverisë apo qytetarëve maqedonas se si duhet të veprojnë.

“Kam qenë vazhdimisht një zë, ndonjëherë edhe i fuqishëm, në mbështetje të procesit të afrimit dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe kurrë nuk do t’i lejoja vetes t’i diktoja qeverisë ose popullit maqedonas se çfarë duhet të bëjnë,” u shpreh Rama.

Ai sqaroi se deklarata e tij kishte ardhur si përgjigje ndaj një pyetjeje të bërë nga një gazetar i televizionit bullgar gjatë një interviste pak para vizitës së tij të planifikuar në Bullgari. Sipas tij, ai kishte folur për sakrificat që ka bërë Maqedonia e Veriut në rrugën integruese, përfshirë ndryshimin e emrit, ndërsa BE-ja, sipas tij, nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet.

Rama pranoi se e kupton shqetësimin e palës maqedonase për mundësinë e vendosjes së kërkesave shtesë në të ardhmen, pasi të realizohet ndryshimi kushtetues për përfshirjen e pakicës bullgare.

Megjithatë, ai theksoi se sipas mendimit të tij, vetoja mund të hiqet duke përmbushur këtë kusht, por saktësoi se kjo nuk është një udhëzim për autoritetet maqedonase.

“Natyrisht, e kam të vështirë të shoh një alternativë tjetër, por ky është thjesht këndvështrimi im. Nuk i jap askujt leksione dhe asnjëherë Shqipëria nuk do të bëhet pengesë në çfarëdo forme për të vonuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian,” deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Në fund të përgjigjes, Rama foli edhe për marrëdhëniet me homologun Hristijan Mickoski, pasi gazetari e pyeti se si pajtohet miqësia mes dy kryeministrave me qëndrimet e tij për çështjen bullgare.

Ai u shpreh se mes tyre nuk ekziston asnjë dallim thelbësor që mund të dëmtojë raportet, duke theksuar se miqësia është e ndërsjellë dhe se të dy janë njerëz që thonë hapur atë që mendojnë.

“Mes meje dhe kryeministrit Mickoski nuk ka absolutisht asnjë ndryshim thelbësor që e pengon miqësinë tonë. Përkundrazi, miqësia jonë me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e qartë,” përfundoi Rama.


Shtuar më 22.11.2026 18:11

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet giriş