Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një përgjigje publike lidhur me fatin e licencës së kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit.
“Më 23 tetor 2026, në rendin e ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty”, ka shkruar Bajrami në një reagim në Facebook.
Të lidhura
None found
Ajo ka sjellë në kujtesë se më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.
Në këtë kuadër, deputetja e LDK-së kërkon të mësojë nëse rilicencimi i EFT-së vazhdon të jetë në rendin e ditës së Bordit të ZRRE-së apo është hequr nga agjenda.
“Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka pyetur deputetja e LDK-së.







