Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, dhe homologja e tij nga Shqipëria, Klodiana Spahiu, kanë zhvilluar një vizitë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Vitia bëri të ditur se gjatë qëndrimit atje ata u takuan me stafin mjekësor dhe panë nga afër disa reparte të spitalit.
Të lidhura
None found
Ai nënvizoi se ky spital u shërben edhe qytetarëve të Shqipërisë, sidomos atyre që banojnë pranë kufirit.
“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shëndetësi është i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dy vendeve”, shkroi Vitia.







