Siljanovska-Davkova përshëndet shqiptarët në 22 Nëntor: Gjuha, shtylla e identitetit kombëtar dhe e kujtesës së përbashkët

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i ka dërguar urime komunitetit shqiptar, duke vënë në dukje se gjuha përbën bazën e identitetit kombëtar dhe të kujtesës kolektive të një populli.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se 22 Nëntori nuk është thjesht një përvjetor historik me vlerë simbolike, por një dëshmi e vizionit kombëtar dhe e ndërgjegjes për një identitet të veçantë, i cili mbështetet mbi alfabetin e standardizuar të shqipes.

Të lidhura

None found

Sipas presidentes, gjuha është elementi kryesor që dallon një komb dhe mjeti më i fuqishëm për të ndërtuar e shprehur kujtesën e përbashkët, trashëgiminë shpirtërore dhe përvojën historike të një populli.

Ajo shton se përmes gjuhës shqipe, shqiptarët kanë mundur të nderojnë paraardhësit e tyre dhe njëkohësisht të marrin përgjegjësi për brezat që vijnë. Në shoqërinë multikulturore të Maqedonisë dhe në sistemin demokratik, shqiptarët dhe gjuha e tyre kanë një prani të gjatë në jetën kushtetuese, politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, mediatike, argëtuese dhe të përditshme.

Siljanovska-Davkova nënvizon se është detyrë e përbashkët të ndërtohet një shoqëri ku uniteti nuk i fshin dallimet, por i respekton dhe i trajton ato si vlera të qëndrueshme shoqërore.

Në fund, presidentja shpreh urimin që 22 Nëntori të mos mbetet vetëm një ditë përkujtimi, feste dhe krenarie, por edhe një shtysë për arritje të reja në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në gjuhën shqipe.


Shtuar më 22.11.2026 12:01

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet