Zjarr i fuqishëm në fabrikën e ëmbëlsirave në Indonezi lë 3 viktima dhe 36 të zhdukur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë ëmbëlsirash në perëndim të Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tre personave dhe zhdukjen e 36 të tjerëve.

Flakët shpërthyen të shtunën pasdite në objektet e kompanisë PT Fonua Agung Mulia, që ndodhet në provincën Banten, afërsisht 50 kilometra nga Xhakarta.

Të lidhura

None found

Të dielën, autoritetet e kërkim-shpëtimit konfirmuan ngjarjen dhe njoftuan se numri i të zhdukurve ka rënë në 36, ndërsa tre viktima janë konfirmuar zyrtarisht.

Zyrtari i kërkim-shpëtimit Rizki Dwiyanto bëri të ditur se katër persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në qendra mjekësore për trajtim.

Kërkimet për të gjetur personat e zhdukur po vazhdojnë, por ekipet e emergjencës po përballen me vështirësi pasi flakët ende nuk janë shuar plotësisht në disa zona të kompleksit industrial.

Ndërkohë, është hapur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e fillimit të zjarrit. Ende nuk ka informacione shtesë rreth asaj që mund të ketë ndezur flakët.


Shtuar më 22.11.2026 09:20

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet