Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi ishin protagonistët kryesorë të suksesit të Sionit ndaj Servettes, teksa secili prej tyre shënoi nga një gol në fitoren 2-0 të skuadrës së tyre.
Takimi u luajt të shtunën në mbrëmje dhe ishte i vlefshëm për xhiron e 14-të të Superligës zvicerane.
Të lidhura
None found
Rrudhani e zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, kurse Nivokazi e thelloi avantazhin e Sionit në minutën e 70-të, duke i dhënë fund çdo dileme për rezultatin përballë Servettes.
Të dy futbollistët u larguan nga fusha në minutën e 72-të, ndërsa Kreshnik Hajrizi qëndroi në lojë deri në minutën e 79-të. Benjamin Kololli nuk mori asnjë minutë dhe e ndoqi ndeshjen nga stoli.
Në krahun tjetër, portieri Leo Besson ishte gjithashtu në bankën e rezervistëve te Servette.
Për Rrudhanin, ky ishte goli i katërt i sezonit, ndërsa ai ka kontribuar edhe me tri pasime vendimtare në kampionat.
Nivokazi vijon të shfaqet në formë të mirë, pasi me golin ndaj Servettes ka arritur në shtatë realizime, përveç tri asistimeve.





