Scott McTominay u shfaq sërish si protagonist për Napolin, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes me një gjuajtje të fuqishme nga larg. Falë këtij goli, skuadra napolitane fitoi 1:0 ndaj Torinos në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për Napolin, por megjithatë ajo përfaqëson vetëm suksesin e pestë të tyre në këtë edicion të Serie A. Aktualisht, ekipi ndodhet në vendin e tetë të renditjes.
Të lidhura
None found
Torino, nga ana e saj, pësoi disfatën e gjashtë në këtë sezon.
Në xhiron e ardhshme të kampionatit, Napoli do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, ndërsa Torino do të presë në shtëpi lideren Lazio.






