Teuta rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, Tetova: Rëndësi ka rezultati, zgjedhjet u detyruan nga mungesat

Teuta u rikthye te fitorja pas 3 humbjesh, duke e mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0 në Rrogozhinë, në sfidën e javës së 12-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri fitues Edlir Tetova foli për mediat.

“A nuk është kjo më e rëndësishmja? Sigurisht që të gjithë ishin të vetëdijshëm, veçanërisht lojtarët. E kishim parashikuar që Laçi do të ishte më i mbyllur në pjesën e parë dhe se do të hasnim vështirësi. Kemi pasur raste për të shënuar, por pa e gjetur siç duhet portën. Brenda pjesës së parë kemi bërë ndryshime. Duke parë hapësirat, nuk e zhvilluam shumë mirë lojën, ndërsa në pjesën e dytë erdhi goli.”

Të lidhura

None found

I pyetur rreth asaj që nuk i pëlqeu dhe nëse ekipi ishte nervoz, Tetova u shpreh: “Mendoj se ishte çështje taktike. Besoj se kemi lënë hapësira midis linjave dhe Laçi dilte në kundërsulm. Ndryshova skemën që të ishim në lojë me Malën dhe Arifin në krahun tjetër. Mendoj se ia arritëm. Kemi qenë aty, të pranishëm edhe me Pedron. Më pas, te pjesa e cilësisë, presingu i treshes së sulmit ishte i vonuar dhe nuk kishim koordinimin e duhur.”

Në lidhje me përzgjedhjen me Umejiegon dhe Pedron, të cilët nuk patën shumë krosime, ai tha: “Nuk është një lojë që e praktikoj zakonisht. Këto ishin mundësitë që kisha në dispozicion. Kisha 4 mungesa, të cilat shpresoj t’i rikuperoj. Isha i detyruar dhe deri diku i justifikuar.”


Shtuar më 21.11.2026 18:14

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet