Olimpija Ljubjana e ka nisur me fitore përballjen kundër Kalcer Radomijes, takim i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit slloven. Skuadra vendase e mbylli ndeshjen me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Indrit Tuci në minutën e 44-t, pak çaste para se të përfundonte pjesa e parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë dhe rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e takimit.
Të lidhura
None found
Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Tucin në Slloveni, një moment i spikatur për yllin shqiptar. Ndërkohë, falë këtij suksesi Olimpija Ljubjana ngjitet në pozitën e dytë me 26 pikë, tre më pak se kryesuesit e Koper.




