Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se janë 4 mijë afganë që do të vijnë në Shqipëri.
Komentet Rama i bëri në një intervistë të dhënë këtë të mërkurë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga.
Rama ripërsëriti se edhe populli shqiptar ka qenë dikur si afganët, ku brenda një kohe të shkurtër zunë dyert e Italisë me shpresën e vetme për t’u larguar nga vendi.
“Nuk bëhet fjalë për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta”, u shpreh Rama.
“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, shtoi kryeministri./albeu.com