Reforma Zgjedhore mbledh PS-në dhe PD-në, Berisha kërkon lista të hapura dhe kundërshton axhendën e Gjiknurit

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rikthehen në tryezën e Reformës Zgjedhore, ndërsa opozita ka përcaktuar kushtet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se listat plotësisht të hapura për zgjedhjet parlamentare dhe listat e hapura për këshillat bashkiakë janë kërkesa të panegociueshme.

Të lidhura

None found

Berisha akuzoi bashkëkryetarin socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se ka caktuar i vetëm axhendën e punës, pa votën e bashkëkryetarit të opozitës.

Sipas tij, kjo bie ndesh me ligjin dhe me vendimin e Parlamentit për ngritjen e komisionit, ku vendimmarrja bëhet me veto.

Kreu i PD-së tha se pala opozitare nuk e pranon axhendën e propozuar, sepse ajo përfshin edhe pika që kanë të bëjnë me reformën territoriale.

Ai e cilësoi Gjiknurin si vegël të Ramës dhe pretendoi se përcaktimi i njëanshëm i axhendës synon ta hedhë në erë komisionin.

Duke folur për listat zgjedhore, Berisha tha se socialistët kundërshtojnë hapjen e tyre për këshilltarët bashkiakë. Ai theksoi se të gjitha partitë politike opozitare e kërkojnë këtë ndryshim dhe se opozita nuk pranon lista të mbyllura as për këshilltarët, as për deputetët.


Shtuar më 9.11.2026 12:45

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary