Lista Studentore kërkon rishikim të marrëveshjeve me Kosovën; BE-ja kujton detyrimet e Serbisë

Lista Studentore ka njoftuar se do të vërë në dyshim kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë dialogut të Brukselit. Nga ana tjetër, autoritetet në Prishtinë theksojnë se normalizimi i marrëdhënieve duhet të nisë me pranimin e situatës aktuale.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka ripërsëritur se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme”.

Të lidhura

None found

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Lista Studentore doli fituese, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare të Partisë Përparimtare Serbe.

Në programin e saj politik, në seksionin që trajton interesat kombëtare, Lista Studentore shprehet se do të vijojë të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe se do të pengojë çdo përpjekje për anëtarësimin e saj në mekanizma ndërkombëtarë.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023, Serbia mori përsipër të mos bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Të dyja palët ranë dakord edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes, e cila përfshin respektimin e ndërsjellë të integritetit territorial dhe njohjen e simboleve shtetërore të njëra-tjetrës.

Lista Studentore ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndjekë penalisht të gjithë “përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për të gjitha veprat e mundshme penale që lidhen me lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve antikushtetuese në dëm të Serbisë”.

Bashkimi Evropian, i cili lehtëson bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë të qartë se Serbia vazhdon të jetë e detyruar të përmbushë angazhimet e marra në dialog, pavarësisht ndryshimit të qeverisë.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk i ndryshojnë bazat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe as detyrimet që kanë marrë përsipër palët”, deklaroi një zëdhënës i BE-së për REL-in pas fitores së Listës Studentore.

Brukseli pret që Beogradi të mbetet i angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog, të respektojë zotimet e tij dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Serbia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Që nga nisja e dialogut në vitin 2011, janë arritur dhjetëra marrëveshje që mbulojnë çështje si liria e lëvizjes, integrimi i sistemit gjyqësor dhe policor, energjia, telekomunikacioni, njohja e diplomave dhe statusi i komunitetit serb në Kosovë.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka theksuar për REL-in se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur vetëm nëse njohja reciproke vendoset në qendër të procesit.

“Vetëm mbi këtë bazë mund të ndërtohen marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë. Mbetemi të përkushtuar ndaj një dialogu që ndihmon në arritjen e këtij qëllimi dhe i mundëson rajonit t’i kapërcejë tensionet e përsëritura dhe të ecë drejt paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ministrisë, qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës rrezikon të thellojë ndarjet që dialogu synon të tejkalojë.

“Premtimi i Listës Studentore për ripërtëritjen politike të Serbisë tingëllon jobindës kur programi i saj shpreh zyrtarisht të njëjtat ambicie territoriale që karakterizuan politikën e qeverisë së mëparshme ndaj Republikës së Kosovës. Ata e konsiderojnë vendin tonë pjesë të Serbisë, e përcaktojnë shprehimisht këtë si objektiv politik dhe premtojnë se do ta bllokojnë anëtarësimin tonë në organizata ndërkombëtare”, vijon përgjigja e Ministrisë.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov, ka deklaruar me shkrim për REL-in se, sipas vlerësimit të tij personal, është thuajse e pamundur të rikthehet situata para zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Serbisë dhe Kosovës.

Petrov shtoi se Serbia do të kishte bazë kushtetuese për një tërheqje të njëanshme nga dialogu vetëm nëse Gjykata Kushtetuese do të ndryshonte qëndrimin e saj të vitit 2014 dhe do t’i trajtonte marrëveshjet si traktate ndërkombëtare.

Në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzoi kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Marrëveshjes së Parë të Brukselit, duke e cilësuar atë si marrëveshje politike pa status traktati ndërkombëtar.

“Por, e përsëris, cilado qoftë natyra e tyre, Republika e Serbisë i ka zbatuar plotësisht prej kohësh, ndaj natyrshëm shtrohet pyetja se çfarë pasojash konkrete mund të sillte një vendim i tillë, edhe po ta marrim si hipotezë”, tha Petrov.

Pas fitores zgjedhore, përfaqësuesit e Listës Studentore kërkuan dorëheqjen e disa drejtuesve institucionales, përfshirë edhe Petrovin.

Profesori i së drejtës kushtetuese në Serbi, Bogolub Millosavleviq, thotë se ende nuk është e qartë se si Lista Studentore do t’i rishqyrtojë marrëveshjet nga dialogu me Kosovën dhe çfarë synon të arrijë me këtë veprim.

“Nuk besoj se do të ndërmerrej ndonjë hap që bie ndesh me synimet dhe planet e Listës Studentore për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Rishqyrtimi [i marrëveshjeve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën] duhet të ketë një qëllim, sepse pushteti i mëparshëm ka bërë gjithfarë gjërash”, tha ai për REL-in.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, e interpreton paralajmërimin për rishqyrtim si një thirrje për partneritet me BE-në dhe për respekt minimal. Ai nuk pret që Lista Studentore t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.

Nga perspektiva kushtetuese, Janjiq mendon se një pauzë në dialog do t’i shërbente të dyja palëve për të krijuar kushte partneriteti dhe për të rifilluar bisedimet mbi baza të reja.

“Të mos nxitojmë. Le t’i hedhim themelet për vazhdimin e dialogut”, tha Janjiq, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 mbetet në fuqi pasi askush nuk mund ta rishqyrtojë.

Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, e cilëson qëndrimin e Listës Studentore ndaj Kosovës si “narrativë populiste” që bie ndesh me aspiratat e Serbisë për integrim evropian.

Sipas Muhaxhirit, Lista Studentore ka potencial për të sjellë “ndryshime thelbësore pozitive në shoqërinë serbe”, por do ta humbiste këtë mundësi nëse zgjedh të përfshihet në “një betejë irracionale dhe të humbur paraprakisht për ta ndryshuar historinë në kontekstin e Kosovës”.

“Suksesi i ideve të tyre përparimtare për transformimin emancipues politik dhe sociokulturor të Serbisë do të varet nga sa realiste do të jetë qasja e tyre ndaj proceseve më të vështira dhe më delikate. Marrëdhëniet me Kosovën do të duhej të ishin ndër përparësitë kryesore”, tha ai për REL-in.

Muhaxhiri i sheh zgjedhjet presidenciale në Serbi, që duhet të mbahen deri në fund të vitit, si shpjegimin e vetëm për qëndrimin e deritanishëm të Listës Studentore ndaj Kosovës.

Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë nëse Lista Studentore nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosovës.


Shtuar më 20.11.2026 14:00

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş