Një tentativë për të importuar në mënyrë të paligjshme 2.8 tonë kripë të pajodizuar, produkt i ndaluar për import, është parandaluar nga doganierët e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, Shkupi 3.
Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një ngarkese të deklaruar si kripë industriale. Importuesi, një prodhues ushqimor, kishte deklaruar se sasia do të përdorej për qëllime industriale. Megjithatë, kontrolli vërtetoi se bëhej fjalë për kripë të pajodizuar dhe jo për kripë industriale, siç ishte shënuar në deklaratë dhe në deklaratën doganore të importit.
Të lidhura
None found
Në bazë të legjislacionit të RMV-së, kripa e destinuar për ushqim duhet të jetë e jodizuar, për shkak të pasojave negative që ka mbi shëndetin e qytetarëve përdorimi i kripës së pajodizuar. Kundër personave të dyshuar janë filluar procedurat përkatëse, ndërsa sasia e kripës u asgjësua në deponinë e Drisllës, në përputhje me vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se zbulimi i mashtrimeve doganore në fushën e ushqimit përbën një nga prioritetet kryesore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Për këtë arsye, vitin e kaluar u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e të dhënave me AUV, i cili ka përmirësuar ndjeshëm luftën kundër krimit ushqimor.







