Rekord pasagjerësh në Aeroportin Internacional të Tiranës, investohen 40 milionë euro për transformimin e tij

Aeroporti Internacional i Tiranës po përjeton një fluks rekord udhëtarësh, duke shënuar shifra të paprecedenta gjatë muajit nëntor.

Në vetëm 10 ditët e para të muajit, në aeroport kanë kaluar rreth 300 mijë pasagjerë, ndërsa 1 nëntori regjistroi një rekord historik me 38.670 pasagjerë dhe 226 fluturime në nisje dhe mbërritje.

Të lidhura

None found

Përballë rritjes së vazhdueshme të trafikut ajror, TIA ka nisur një projekt të rëndësishëm transformimi, me një investim prej 40 milionë eurosh, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e flukseve gjithnjë e më të mëdha të udhëtarëve.

Punimet janë organizuar në mënyrë të tillë që të mos pengojnë aktivitetin e aeroportit gjatë ditës. Konkretisht, nga 9 deri më 27 nëntor, ndërhyrjet do të realizohen në 12 net pune, duke garantuar vijimin normal të fluturimeve.

Në këtë projekt janë angazhuar 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të tyre janë vendosur 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne të asfaltit.

Puna intensive ditën dhe natën synon të përshpejtojë transformimin e aeroportit dhe të krijojë kushte më të mira për përballimin e kërkesës në rritje.

Me këto investime, Aeroporti i Tiranës synon të jetë gati për flukse edhe më të mëdha pasagjerësh dhe rekorde të reja në të ardhmen.


Shtuar më 19.11.2026 19:03

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet giriş