Daut Haradinaj nga Aleanca u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke e cilësuar këtë veprim si detyrim moral.
“Shpresoj që në këtë ditë, kur do të votohet projektligji i rikthyer nga presidentja, vetë presidentja, kryeministri, ministrja e Drejtësisë dhe kryeparlamentarja të shkojnë ta vizitojnë bacën Jakup në familje. Kjo është një obligim moral. Thirrje publike: shkoni vizitojeni këtë burrë”, ka thënë Haradinaj.
Të lidhura
None found
Jakup Krasniqi ndërkaq arriti dje nga Haga në Prishtinë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Haradinaj vlerësoi lart kontributin e Jakup Krasniqit në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë në dukje se ai është një patriot që ka kaluar gati një të tretën e shekullit nëpër burgje.
“Është njëri prej njerëzve kryesorë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njëri prej njerëzve kryesorë që u dënua me 25 vjet për një vepër që as vetë autorët e dënimit nuk po e kuptojnë. Një njeri i moshuar, i ndershëm, një burrë, një patriot që e ka gati një të tretën e shekullit nëpër burgje”, tha Haradinaj.






