Përplasje mes Pacollit dhe Gashit për krizën e deponisë në Pejë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi u përfshinë në një debat rreth situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Pejë, ku patën qëndrime të kundërta për atë se kush duhet të mbajë përgjegjësi institucionale për trajtimin e kësaj gjendjeje.

Sipas ministres Pacolli, shqetësimi për gjendjen në deponi është plotësisht i justifikuar, por ajo theksoi se barra kryesore për mirëmbajtjen dhe administrimin e saj bie mbi Komunën e Pejës.

Të lidhura

None found

Pacolli: Komuna e Pejës mban përgjegjësinë kryesore për deponinë

“Shqetësimi është tërësisht i arsyeshëm. Duhet të qartësohen patjetër kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë institucionale. Deponia administrohet drejtpërdrejt nga komuna e Pejës dhe përderisa ajo qëndron nën menaxhim komunal, përgjegjësia primare për mirëmbajtjen dhe keqmenaxhimin i përket komunës së Pejës. As ministria e as kompania nuk kanë kompetenca në këtë rast. Ne jemi në komunikim me kompaninë”, deklaroi ajo.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, reagoi ndaj kësaj deklarate duke theksuar se në këtë situatë nuk ka rëndësi se cili institucion e ka nën përgjegjësi deponinë, por ajo që ka prioritet është siguria e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Ai kërkoi që të ndërhyhet menjëherë dhe të ndahet një fond emergjence për shuarjen e zjarrit, duke shtuar se çështja e përgjegjësisë për këtë krizë mund të trajtohet më vonë nga institucionet e drejtësisë.

Gashi kërkon veprim të menjëhershëm

“Me sa kam informacion, deponia është ndërmarrje publike rajonale ku grumbullohen mbeturina nga Peja, Istogu, Deçani dhe Klina, por kjo nuk ka rëndësi tani, jeta e qytetarëve është në rrezik. Nuk më intereson nëse është e komunës, e qeverisë apo e dikujt tjetër, ajo që ka rëndësi është jeta e njerëzve. Çfarëdo që duhet bërë, ndani fond emergjent, zjarri duhet të ndalet aty. Për fajtorët shkoni nëpër gjykata, le të përgjigjet para ligjit kushdo që ka faj. Nuk po e trajtoj politikisht dhe as po sulmoj, por po kërkoj mbrojtjen e njerëzve”, u shpreh Gashi.

Në replikën e saj, ministrja Pacolli u përgjigj se situata e tanishme është rezultat i keqmenaxhimit që ka zgjatur me vite dhe se problemet e akumuluara gjatë kësaj periudhe nuk mund të zgjidhen në një afat të shkurtër.

Ajo e kritikoi Gashin për faktin që nuk e kishte ngritur zërin më herët për këtë problem, ndërsa përgjegjësinë për këtë gjendje ia vuri në ngarkim udhëheqjes komunale të Pejës.

Pacolli i kundërpërgjigjet Gashit se heshti ndër vite

“Po ta kishe hapur këtë debat vite më parë, kur kishte sinjale alarmi se deponia po keqmenaxhohej, atëherë nuk e ngrite zërin. Keqmenaxhimi shumëvjeçar të solli deri këtu sot, ne nuk kemi mundësi ta rregullojmë brenda një kohe të shkurtër. Duhet ta adresosh aty ku i takon. Komuna duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë. Është kryetari i partisë suaj ai që ka drejtuar komunën e Pejës për shumë vite”, tha Pacolli.

Në një zhvillim tjetër, deponia e mbeturinave në Sferkë të Pejës prej muajsh po përballet me zjarre dhe ndotje, duke ngritur shqetësime të mëdha te banorët e zonës.


Shtuar më 19.11.2026 14:22

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş