Partizani ka përfunduar seancën stërvitore të ditës, teksa klubi ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga puna e ekipit. Në to vihet re qartë përqendrimi i futbollistëve në ushtrimet e përcaktuara nga trajneri Mislav Karoglan.
Të kuqtë do të ndeshen me Vllazninë më 21 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 18:30.
Të lidhura
None found
Megjithëse vijnë nga dy fitore radhazi në Abissnet Superiore, kryeqytetasit ndodhen ende në pozitën e fundit të renditjes me 10 pikë, por diferenca me skuadrat e tjera mbetet e vogël. Në përballjet me Teutën dhe Laçin, Partizani ka shfaqur qëndrueshmëri në repartin e prapavijës, duke mos pësuar asnjë gol.







