Pavarësisht dëshirës së Barcelonës për të triumfuar në çdo kompeticion, Rodri ka bërë një deklaratë të papritur se mundësitë e katalanasve për të fituar Ligën e Kampionëve janë për momentin zero.
Mesfushori spanjoll nënvizoi se skuadra duhet të ngrejë nivelin e lojës dhe të tregojë vazhdimësi, në mënyrë që gjatë muajve mars dhe prill të ketë shanse konkrete për të luftuar për trofe.
Të lidhura
None found
“Niveli ynë duhet të rritet dhe të qëndrojë i lartë për një periudhë të gjatë, që në mars dhe prill të kemi mundësi reale për të konkurruar për tituj. Më pas, nëse duam t’i fitojmë të gjitha, do të na duhet ta çojmë nivelin edhe më lart”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk ka vlerë të diskutohet nëse Barcelona është favorite për trofetë, pasi këtë status ekipi duhet ta provojë në fushë. “Sipas meje, për sa kohë nuk i kemi ngritur këto trofe, veçanërisht Ligën e Kampionëve, nuk mund ta shohim veten si favoritë”, tha Rodri.
Në fund, ai theksoi se Liga e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor dhe trofeu që Barcelona e dëshiron më së shumti, por pranoi se aktualisht gjasat për ta fituar janë zero. “Liga e Kampionëve duket se është objektivi ynë më i rëndësishëm dhe trofeu që e duam më shumë. Duke marrë parasysh kohën e gjatë që ka kaluar nga fitorja e fundit e Barcelonës në këtë garë, shanset tona për ta fituar tani janë zero”, përfundoi Rodri.







