Qorrolli ndan hollësitë e përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese

Procesi për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është duke vazhduar.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, Vigan Qorrolli, njoftoi se sot është zhvilluar testimi me shkrim, në të cilin morën pjesë 20 kandidatë, ndërsa një kandidat është tërhequr nga gara.

Të lidhura

None found

Në një publikim në Facebook, Qorrolli bëri të ditur se procesin e ka drejtuar ai dhe zbuloi edhe fazën e ardhshme të përzgjedhjes.

“Faza e radhës, intervistimi me gojë, do të mbahet më 27 nëntor”, shkroi ai.

Qorrolli theksoi se procesi mbështetet në parimet e ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë dhe meritokracisë, me qëllim që përzgjedhja të bazohet në integritetin dhe aftësitë profesionale të kandidatëve.

Ai e vlerësoi përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese si një përgjegjësi të rëndësishme institucionale.

“Gjykata Kushtetuese është gardiane e Kushtetutës. Përzgjedhja e gjyqtarëve të saj është përgjegjësi ndaj Republikës, rendit kushtetues dhe besimit të qytetarëve në drejtësi”, theksoi Qorrolli.


Shtuar më 18.11.2026 17:05

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet