Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në kërkesën e tij, Beqaj ka propozuar një garanci pasurore në vlerën e 2 milionë lekëve si alternativë për ndryshimin e masës. Gjithashtu, ai ka lënë në diskrecionin e gjykatës mundësinë e caktimit të një shume tjetër, nëse kjo e fundit e vlerëson të nevojshme.
Të lidhura
None found
Kjo nuk është tentativa e parë e ish-ministrit për të siguruar zbutjen e masës së sigurisë. Beqaj i është drejtuar disa herë më parë gjykatës me kërkesa të ngjashme, por të gjitha janë rrëzuar deri tani.








