Mesfushori turk Arda Guler do të vazhdojë karrierën e tij me Real Madridin edhe për shumë vite të tjera.
Klubi spanjoll bëri të ditur të mërkurën se ka rinovuar marrëveshjen me 21-vjeçarin, i cili do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2032.
Të lidhura
None found
Performancat e tij të spikatura gjatë këtij sezoni kanë bindur drejtuesit e Realit të zgjasin bashkëpunimin, duke larguar pasiguritë rreth të ardhmes së lojtarit.
Guler është aktivizuar në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 7 asistime. Ai iu bashkua Real Madridit në vitin 2023, pasi u transferua nga Fenerbahçe për 30 milionë euro.
Me fanellën e Real Madridit, turku numëron deri tani 126 paraqitje dhe ka fituar pesë trofe, mes tyre titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.





