Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se me hetimet për Ballukun, SPAK e ka ulur standardin akoma edhe më tej, duke u tërhequr pasi po i hapnin andralla Edi Ramës.
“SPAK ka zbritur me këtë gjë në standardet e veta, është ndër më të ulëtat. Po të dëgjosh argumentat e shefit të SPAK sot, natyrshëm të vjen një pyetje, pse duhet të jenë në burg Meta dhe Veliaj?
Të lidhura
None found
Çfarë do të thotë që Parlamenti nuk e dha njëherë (autorizimin pë arrestim)?
Me herën e parë e kuptoi se çfarë andrallash i hapën Ramës. Me çështjen Balluku, SPAK është sjellë, ose Rama është sjellë me SPAK, si me Elisën dhe Veliajn. Guxon bën veprim jashtë rradhe, të kap veshin të çon te vendi i duhur. Kur nisi çështja, dukej ou çfarë po bën SPAK. Pezulloi zv kryeministren, po heton një procedurë, jo më vibratorë apo të brendshme grash, por një procedurë të ndërmarrë nga qeveria. Në këtë kuptim u duk si një lloj trimërimi, por nuk e çoi dot deri në fund. Aq e ka takatin, sa Elisa dhe Lali, asgjë më tepër. Është vegël e pushtetit të Ramës. Kur Ramës i prish punë, SPAK tërhiqet. Mund ti prishte punë me Gjermaninë, PE. Bardhi thoshte sot, ç’kuptim ka të shkosh te Balluku, se i ke marrë celularin Berberit dhe të mbyllësh hetim pa marrë celularin e Ballukut?
Por këta bëjnë hetim si inceneratorin, që e mbyllin me Bllakon dhe Kokën. Megjithëse na krijuan ndonjë iluzion, se po bënin hetim deri në fund, nuk janë asgjë më tepër se vegël e Ramës. Po bënë dhe këtë, që ti hapin hetim tjetër Veliajt, atje pastaj e marrin në lule të ballit”, tha ndër të tjera Bushati.








