Këngëtari kosovar, Bejta, i cili aktualisht është banor i “Big Brother VIP Kosova 5”, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, kur ishte në liri me kusht dhe rrezikonte të kthehej sërish në burg.
Rrëfimin e tij ai e kishte bërë gjatë një interviste, episodi i së cilës është transmetuar së fundmi.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, Bejta tregoi për një incident të ndodhur në qytet, ku ishte përfshirë në një përplasje fizike me një person, ndërsa situata ishte tensionuar edhe më shumë për shkak të pranisë së disa personave të tjerë.
Këngëtari tregoi se në atë kohë ishte në liri me kusht dhe se një përplasje e tillë mund t’i kushtonte rëndë, duke rrezikuar ta humbiste lirinë.








