Ford zbulon Mustang GTD-në e vitit 2028 me edicionin “1901” për 125-vjetorin e “Sweepstakes

Mustang GTD do të vijë me disa risi për vitin model 2028. Mes tyre është edicioni special “1901”, krijuar për të shënuar 125 vjet nga ndërtimi i makinës “Sweepstakes”, me të cilën Henry Ford garoi në vitin 1901 për të tërhequr investitorë.

Suksesi i Fords në atë garë i siguroi atij mbështetjen që i duhej për të zhvilluar kompaninë. Në përvjetorin e 125-të, marka amerikane e kujton atë automjet përmes një konfigurimi të veçantë për Mustang GTD-në, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

“1901” dallohet nga boja Royal Red dhe elementet e zeza. Pjesa e përparme, difuzori, pragjet anësore dhe spoileri i pasmë janë realizuar me fibër karboni të pambuluar. Ky edicion merr vendin e paketës “Spirit of America”, e cila u ofrua vitin e kaluar.

Brenda, sediljet janë të veshura me lëkurë mahogany, ndërsa qepjet sportive janë në ngjyrën Race Red. Paketa Performance, me përmirësimet aerodinamike dhe masat për uljen e peshës, përfshihet tashmë në pajisjet standarde.

Ndër risitë e tjera për vitin 2028 janë ndërruesit e marsheve pas timonit, të printuar në 3D me titan, si dhe një unazë e re për ndërrimin e marsheve. Lëkura me cilësi të lartë do të përdoret tani edhe në konzollën qendrore, panelet e dyerve dhe panelin e instrumenteve.

Fellnet prej magnezi do të mund të porositen si pajisje shtesë. Ato ishin prezantuar në lansimin e modelit, por problemet me furnizuesit kishin kufizuar disponueshmërinë. Sipas kompanisë, pengesat tashmë janë kapërcyer.

Klientët do të kenë gjithashtu alternativa të reja për vijat dekorative me ngjyra. Paketa Liquid Carbon merr detaje dhe vija në nuancë bruz, ndërsa paletës i shtohen Incognito Green dhe Teal Tonic, në vend të Sage Green dhe Blue Metallic.

Motori mbetet i pandryshuar: Mustang GTD përdor një V8 5.2-litërsh me kompresor mekanik dhe lubrifikim me karter të thatë, që prodhon 815 kuajfuqi. Fuqia përcillet në rrotat e pasme përmes një sistemi transaksial me tetë shpejtësi dhe dy friksione.

Shpejtësia maksimale është sërish 202 milje në orë, ndërsa automjeti pajiset me frena qeramike Brembo.

Çmimet pritet të bëhen të ditura më pranë nisjes së shitjeve. Ford do të hapë porositë për Mustang GTD 2028 në dhjetor, kurse dërgesat e para parashikohet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2027.


Shtuar më 17.11.2026 19:16

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet