Gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023, Hashim Thaçi i dha atij udhëzime për dëshminë që pritej të jepte personi i identifikuar si Dëshmitari 4, deklaroi gjyqtari Christopher Gosnell.
Sidoqoftë, nga provat e shqyrtuara nuk rezulton që Kilaj të ketë ndërmarrë ndonjë veprim për të komunikuar me këtë dëshmitar. Gjithashtu, nuk u evidentuan prova që vizitori tjetër, Kryeziu, të kishte ndërhyrë në këtë çështje.
Të lidhura
None found
“Në këto rrethana, nuk jam bindur se janë përmbushur kriteret”, u shpreh Gosnell, duke arritur në përfundimin se nuk ishte provuar një tentativë e Thaçit dhe Kilajt për të penguar persona zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre.
Megjithatë, gjyqtari konstatoi se Thaçi u kishte përcjellë Kilajt dhe Kryeziut të dhëna konfidenciale lidhur me gjashtë dëshmitarë.






