Manchester City po përgatitet për një largim të mundshëm të Erling Haalandit në përfundim të sezonit dhe raportohet se është gati të negociojë transferimin e tij për rreth 150 milionë euro.
E ardhmja e sulmuesit 26-vjeçar në Angli është bërë e pasigurt, pasi në garë për shërbimet e tij janë disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit, mes tyre Real Madridi dhe Barcelona.
Të lidhura
None found
Raportime të ardhura nga Spanja bëjnë me dije se drejtuesit e klubit anglez mund ta lejojnë largimin e yllit norvegjez, veçanërisht për shkak të dyshimeve që vetë lojtari ka për vazhdimin e karrierës së tij në Premier League.
Një prej faktorëve që ka ndikuar në këtë situatë është pasiguria mbi sanksionet e mundshme disiplinore ndaj Manchester Cityt, në lidhje me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.
Megjithatë, në aspektin sportiv Haaland vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer. Në fillim të sezonit 2026/27, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, ai ka shënuar 14 gola në 14 ndeshje zyrtare, duke ruajtur një mesatare prej një goli për takim.
Norvegjezi ka një kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034, por pasiguritë që rrethojnë të ardhmen e klubit mund ta bindin të konsiderojë një kapitull të ri në karrierë.
Me një vlerë të përcaktuar rreth 150 milionë euro, katër klube të fuqishme evropiane pritet të synojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Real Madridi e konsideron Haalandin një përforcim ideal për sulmin. Presidenti Florentino Perez ka shfaqur prej kohësh interes për norvegjezin dhe afrimi i tij do të përbënte një tjetër lëvizje madhore të klubit madrilen në treg.
Edhe Barcelona po e ndjek situatën e sulmuesit. Trajneri Hansi Flick thuhet se dëshiron ta ketë atë në skuadër, me synimin për ta vendosur përkrah Lamine Yamalit dhe për të formuar një treshe sulmuese me potencial të jashtëzakonshëm.
Një tjetër kandidat është Liverpooli, që kërkon të shtojë cilësinë në repartin ofensiv me një sulmues të klasit të lartë. Për të krijuar hapësirën e nevojshme për Haalandin, klubi anglez mund të shqyrtojë edhe largimin e Alexander Isakut ose Hugo Ekitikes.
Paris Saint-Germaini gjithashtu mund të hyjë në garë, pasi ka kapacitetin financiar për të përballuar si shumën e transferimit, ashtu edhe kërkesat e pagës së futbollistit.







