Fjoralba Ponari foli në “Goca dhe Gra” për humbjen e nënës dhe dhimbjen që ka sjellë kjo mungesë, si edhe për mënyrën se si është përpjekur të mësojë të jetojë me të.
Ajo e përshkroi dhimbjen nga humbja e një të afërmi si një gur që mbetet në zemër, duke theksuar se kjo ndjesi është veçanërisht e fortë kur humbet nënën.
Të lidhura
None found
Ponari tregoi se për afro një vit nuk e kishte parë të ëmën në ëndërr. Më pas, një natë, e pa dhe përjetoi një çast që, siç tha, i dha mundësinë të çmallej me të.
“Çdo humbje e një njeriu të afërt është e rëndë dhe lë gjurmë, sidomos kur bëhet fjalë për nënën. Për mua është si një gur në zemër: disa njerëz e shtyjnë poshtë, ndërsa të tjerë e hapin zemrën dhe mësojnë të bashkëjetojnë me të.
Për thuajse një vit nuk e pashë asnjë natë në ëndërr. Pastaj, një herë, erdhi në ëndërr dhe u çmallëm. Ndoshta dëgjova edhe fjalët që zemra ime kishte shumë nevojë t’i merrte prej saj. Do të doja të më vinte më shpesh. Kjo është një mënyrë alternative.
Ndoshta është një fantazi e mendjes sime, ose ndoshta vjen vërtet të më vizitojë”, u shpreh Fjoralba Ponari.






