Trump i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për të kufizuar vendimet e gjyqtarëve ndaj administratës federale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po kërkon që rrëzimi nga gjykatat i rregulloreve federale të mos ketë më pasoja për të gjithë vendin. Përmes një apeli të dorëzuar në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, Departamenti i Drejtësisë synon që mbrojtja e siguruar nga këto vendime t’u njihet vetëm palëve që kanë paraqitur padinë.

Kërkesa përbën një hap tjetër të Trump për të ngushtuar autoritetin e gjyqësorit mbi vendimet dhe rregulloret e administratës federale. Sipas qëndrimit të administratës, gjykatat nuk duhet të mund të shfuqizojnë tërësisht rregulloret e agjencive federale, edhe në rastet kur i vlerësojnë ato si të paligjshme, duke e shtrirë vendimin edhe te qytetarët apo subjektet që nuk janë pjesë e procesit.

Të lidhura

None found

Në qendër të çështjes së paraqitur në Gjykatën e Lartë janë rregullat mbi faturat e papritura mjekësore. Qëllimi i tyre është mbrojtja e pacientëve përballë tarifave të larta të spitaleve dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore që nuk bëjnë pjesë në rrjetin e sigurimit.

Siç raporton Reuters, rregullorja u kundërshtua nga një grup ofruesish të shërbimeve mjekësore në Teksas. Ata argumentuan se ajo binte ndesh me ligjin dhe pakësonte artificialisht pagesat e kompanive të sigurimeve. Në gusht, disa dispozita të saj u rrëzuan nga Gjykata Federale e Apelit, me efekt në të gjithë vendin.

Apeli i administratës Trump nuk vë në diskutim vlerësimin nëse rregullorja ishte e ligjshme. Ai përqendrohet te shtrirja e vendimit, duke kërkuar që pasojat e tij të vlejnë vetëm për palët paditëse.

Mekanizmi që presidenti kërkon tashmë të kufizojë mbështetet tek Akti i Procedurave Administrative (APA). Ky ligj i vitit 1946 rregullon funksionimin e agjencive federale dhe u jep gjykatave mundësinë të rrëzojnë rregulloret e tyre.

Një kufizim tjetër ishte vendosur më herët nga Gjykata e Lartë, në qershor të vitit 2025. Ai prekte kompetencën e gjyqtarëve për të lëshuar urdhra me shtrirje kombëtare, përmes të cilëve qeverisë i ndalohej zbatimi i një politike ndaj të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm ndaj atyre që kishin ngritur padi.

Nisma e re zhvillohet në kushtet kur administrata Trump është përballur me qindra padi pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, në janar 2025. Nëpërmjet tyre janë kundërshtuar politikat e emigracionit, dëbimet masive, programet e diversitetit dhe politikat mbi të drejtat e personave transgjinorë.

Sipas paralajmërimeve të ekspertëve ligjorë, miratimi i kërkesës nga Gjykata e Lartë do t’i hapte rrugë qeverisë të vijonte zbatimin në shkallë kombëtare të rregulloreve që gjykatat i kanë shpallur të paligjshme. Përjashtim nga zbatimi i tyre do të bënin vetëm palët që kanë fituar procesin gjyqësor.

Kundër ngushtimit të këtyre kompetencave janë shprehur edhe disa shtete amerikane, përfshirë Teksasin dhe Floridën. Ato e konsiderojnë Aktin e Procedurave Administrative një mjet thelbësor për mbrojtjen e shteteve përballë ndërhyrjeve të tepruara të qeverisë federale.


Shtuar më 14.11.2026 20:08

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş