Besiktasi po shton përpjekjet për të siguruar transferimin e futbollistit të Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, klubi turk ka pritur për tri ditë në Stamboll babanë e lojtarit maroken, Abdelkader Diaz.
Të lidhura
None found
Gazeta turke Fotospor raporton se presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, dhe trajneri Vincenzo Italiano janë takuar me të për të diskutuar mundësinë e kalimit të djalit të tij në Turqi. Ata i kanë paraqitur projektin sportiv të klubit dhe rolin që Brahim Diaz do të kishte në skuadër, me synimin për ta bindur të nisë një aventurë në kampionatin turk.
Kontaktet për këtë transferim kanë filluar prej disa javësh. Në fund të tetorit, me miratimin e drejtuesve të Real Madridit, Brahim Diaz zhvilloi një videotelefonatë me trajnerin italian Vincenzo Italiano.
Në atë bisedë, Italiano i shpjegoi lojtarit projektin e Beshiktashit dhe vendin që do të zinte në planet e ekipit. Sipas mediumit turk, përfaqësuesit të Marokut i la përshtypje pozitive kjo bisedë, çka i nxiti drejtuesit e klubit të shtonin përpjekjet.
Pas kontakteve të para me futbollistin, Besiktasi ka nisur bisedime të drejtpërdrejta me familjen e tij. Klubi kërkon të vlerësojë nëse marrëveshja mund të realizohet, përpara se të nisë negociatat zyrtare me Real Madridin.





