Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Bateria e modelit kompakt elektrik A2 E-Tron nuk shërben më vetëm për lëvizjen e automjetit. Audi ka prezantuar një funksion që lejon përdorimin e saj edhe për pajisje elektrike dhe për shtëpinë.

Teknologjia u prezantua më 12 nëntor dhe mbështetet te karikimi dydrejtimësh, i cili lejon kalimin e energjisë nga bateria e veturës te pajisjet e jashtme.

Të lidhura

None found

Funksioni Vehicle-to-Load (V2L) u jep pronarëve mundësinë të furnizojnë me energji pajisje pune, frigoriferë kampingu dhe pajisje të tjera elektrike. Ndërsa përmes Vehicle-to-Home (V2H), bateria mund të furnizojë shtëpinë, veçanërisht kur ndërpritet energjia elektrike.

Përdorimi i funksionit për shtëpinë kërkon instalimin e një karikuesi të posaçëm dydrejtimësh DC. Audi e ka kufizuar shfrytëzimin e energjisë në intervalin nga 20 deri në 80 për qind të kapacitetit të baterisë.

Audi A2 E-Tron ofrohet me bateri me kapacitet 52 kWh, 61 kWh dhe 84 kWh. Fuqia e karikimit të shpejtë shkon nga 100 në 183 kW, kurse karikimi nga 10 në 80 për qind kërkon 24 deri në 29 minuta, në varësi të versionit.

Sipas të dhënave të publikuara më parë nga Audi, varianti me baterinë më të madhe mund të përshkojë deri në 645 kilometra me një karikim. Me këtë teknologji, kompania synon që vetura elektrike të shërbejë edhe si burim alternativ energjie, përtej përdorimit të përditshëm për transport.


Shtuar më 13.11.2026 23:13

Tags:
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetjojobetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabet