Në varrimin e 18-vjeçares në Kosovë që u mbajt në Ferizaj mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.
Kurti ka thënë se jeta e një vajze 18-vjeçare u shua me një vrasje mizore.
“Vrasësi është arrestuar dhe për të duhet të ketë dënim të merituar. Bëhet fjalë për një të dyshuar që ka precendent penal edhe për vepra tjera. Kjo tregon se sa shumë punë tjera kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë. Qeveria jonë prej fillimit ka marrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që kurrë të mos përsëriten këto raste”, ka thënë ai.
Sipas tij, është rritur numri i grave e vajzave që kanë paraqitur denoncimet e tyre për dhunë në Policinë e Shtetit./albeu.com