Kapet me heroinë çifti në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një çift në Tiranë pasi në makinën e tyre u gjet një sasi lënde narkotike, heroinë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 24.08.2021 14:39